Audi luksoz përfundon në kanal, aksident i rëndë në Fushë-Krujë

AKTUALITET


Një aksidenti i rëndë ka ndodhur të premten në Fushë-Krujë ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e automjetit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin që bashkon Fushë-Krujën me fshatin Bilaj.


Në aksident është përfshirë një makinë tip ‘Audi’, ndërsa është aksidentuar shoferi, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë. Sipas policisë në makinën e aksidentuar ka qenë vetëm shoferi. Mendohet që shkak për aksidentin është bërë lagështia.




Skip to toolbar