E zë presa metalike, vdes minatori në Spaç

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në minierën e Spaçit në Mirditë ku ka humbur jetën një 47-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth 09:45, kur shtetasi A.P. 47 vjeç, banues në Fan-Mirditë, është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Rrëshenit pa shenja jete.

Dyshimet e para janë se ai është zënë poshtë presës metalike teksa ishte duke punuar brenda në minierë.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Skip to toolbar