Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë, ku është pritur nga Bajram Begaj. Rama u mandatua për qeverinë e re, që përbëhet nga 17 ministri.
Gjithashtu, Rama do t’i dorëzojë Begajt edhe emrat e ministrave të kabinetit qeveritar. Një ditë pasi PS mblodhi Asamblenë dhe kreu i qeverisë Edi Rama emëroi ministrat e rinj, dhe ndau detyrat për kabinetin e ri qeveritar, Kuvendi çeli këtë të premte dyert e sesionit të ri parlamentar.
Por, edhe kjo seancë nuk pati surpriza. Opozita vazhdoi me skenarin e vjetër, ku edhe këtë seancë të parë e nisi me tensione.


