Parakaluan gabim, përmbyset makina. Dy të plagosur

AKTUALITET


Dy të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Fushë-Krujë – Tiranë në afërsi të Larushkut. Një makinë tip ‘Volkswagen’ me targa AA 990 NL ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur anash rrugës.

Makina udhëtonte me shpejtësi të lartë, kur ka bërë një parakalim të gabuar dhe është përplasur në anësore me një tjetër automjet e për pasojë është përmbysur në rrugë.


Nga aksidenti mbetën të plagosur Xhuljo Kullari dhe Ermal Zalla, të dy 23-vjeç, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.




Skip to toolbar