Moti i keq pezullon prapë linjën Vlorë-Brindisi

AKTUALITET


Kapiteneria e portit të Vlorës ka pezulluar lundrimin e të gjitha anijeve të peshkimit, për shkak të motit të keq.

Edhe tragetit St. Damian i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë i cili pritej të vinte në Vlorë mëngjesin e së hënës, njofton të gjithë udhëtarët se ka pezulluar udhëtimet si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë.


Trageti i linjës qëndron momentalisht i ankoruar në portin e Brindisit dhe parashikon të udhëtojë gjatë natës nëse kushtet atmosferike do të përmirësohen dhe në Vlorë pritet të mbërrijë të martën rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit.

Drejtori i portit të Vlorës, Admir Malaj qetëson udhëtarët që prisnin të vinin në Vlorë mëngjesin e së hënës se trageti do të nisë udhëtimet sapo të përmirësohen kushtet atmosferike.

Gjatë natës ka pasur reshje të dendura shiu, dhe erë të fortë, ndërsa deti shkon deri në 7 ballë në det të hapur, si rrjedhojë me këto kushte atmosferike trageti e ka të pamundur udhëtimin.




Skip to toolbar