Agjencia Europiane e Barnave (EMA) miraton për përdorim vaksinën anti-COVID të kompanisë “Johnson & Johnson”.
Vendimi është marrë vetëm pak kohë pasi, blloku i Bashkimit Europian kërkon të përshpejtojë fushatën e injektimeve dhe furnizimin me vaksina.
Vaksina e “Johnson&Johnson” është e katërta që miratohet për përdorim në Bashkimin Europian pas atyre të: Pfizer-BioNTech, AstraZeneca-Oxford dhe Moderna.
Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Bahrein-i janë vendet e para që kanë nisur vaksinimin me këtë vaksinë, ndërsa Afrika e Jugut po zhvillon kontrolle të përshpejtuara sigurie.
