Ëndrra për të ngjitur Everestin përfundon tragjikisht për 3 persona

BOTA


Nëse do të mendonit për majën më të lartë në botë, Malin Everest do të imagjinoni një vend të qetë , të mbushur me dëborë dhe sigurisht pa njerëz. Mirëpo në fakt realiteti është krejt ndryshe, të paktën gjatë sezonit të alpinizmit, ku moti mundëson ngjitjen e njerëzve në majë. Në raste të tilla radha është tepër e madhe.

Të ngjisësh majën më të lartë në botë është një sfidë e vështirë dhe fatkeqësisht këtë herë është shoqëruar me viktima. Tre alpinistë kanë vdekur në malin Everest ditën e enjte, për shkak të rraskapitjes gjatë kohës që ishin duke zbritur. Kjo e çon në 7 numrin e viktimave vetëm këtë javë, më shumë se sa shuma totale e viktimave për të gjithë vitin 2018.

Numri në rritje i njerëzve që ngjisin Everestin, por edhe i viktimave, ka bërë që autoritetet të bëjnë thirrje për leje të kufizuara të personave që duan ta ngjisin. Nepali ka lëshuar 381 leje për këtë sezon ngjitje dhe udhëtimi kushton rreth 11,000 dollarë.



Skip to toolbar