Erdogan: Inteligjenca turke vrau udhëheqësin e ISIS-it! Do luftojmë terriorizmin

BOTA


Forcat turke kanë vrarë liderin e dyshuar të Shtetit Islamik në Siri. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Erdogan tha se udhëheqësi i ISIS ishte “neutralizuar” në një operacion të agjencisë turke të inteligjencës të shtunën.

“Ne do të vazhdojmë luftën tonë me organizatat terroriste pa asnjë diskriminim,” shtoi ai, duke mos dhënë detaje të mëtejshme. Abu Hussein al-Qurayshi mori drejtimin e grupit pasi paraardhësi i tij u vra vjeshtën e kaluar.

Burimet siriane të cituara nga agjencia e lajmeve Reuters thanë se operacioni u zhvillua në qytetin verior të Jandaris, afër kufirit turk.
ISIS edhe pse mbetet një organizatë terroriste në reduktim të vazhdueshëm, sipas organizatës së Kombeve të Bashkuara ajo është një kërcënim i vazhdueshëm për botën.



Skip to toolbar