Me armë e kokainë drejt Vlorës për të kryer një krim, pranga 27-vjeçarit

AKTUALITET


Një 27 vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Vlorës pas informacioneve se ishte përgatitur të kryente një krim të rëndë në qytetin bregdetar.

Në kuadër të operacionit “Alert”, u bë i mundur arrestimi i shtetasit A.Y. i cili po udhëtonte drejt Vlorës me një makinë tip Porsche, brenda së cilës u gjet një armë zjarri pistoletë, gati për qitje dhe një sasi kokaine.


Policia kishte marrë informacione se ky shtetas po përgatitej të kryente një krim dhe për këtë arsye ngritën një postbllok në autostradë, ku ndaluan 27-vjeçarin.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi A. Y. po udhëtonte i armatosur drejt Vlorës, për t’u konfliktuar me familjarët e bashkëshortes së tij.




Skip to toolbar