Vala e madhe e emigrantëve sirianë që hyjnë në kufirin turk ka vënë në alarm qeverinë e Erdogan. Presidenti turk i ka kërkuar ndihmë më të madhe ndërkombëtare për t’u përballur me valën e emigrantëve, ku nuk ka kursyer sa kërcënimet se nëse kjo nuk ndodh do të hap sërish rrugët që të lejojë kalimin e tyre në Europë.
“Turqia do të detyrohet të hapë dyert nëse nuk ofrohet më shumë ndihmë për emigrantët. Nëse nuk na ofroni mbështetje, më vjen keq, mirëpo ne nuk do ta bartim këtë peshë të vetëm”. tha Erdogan.
Turqia ka strehuar mbi 3 milionë refugjatë, të cilët kalojnë kufirin për t’i shpëtuar luftës në Siri, Irak dhe Afganistan, duke krijuar vështirësi në emonominë e vendit. Bashkimi Europian, për të shmangur ardhjen e emigrantëve drejt perëndimit, ka lidhur një marrëveshje miliarda dollarë me Turqinë, për të mbajtur emigrantët në territorin turk. Në marrëveshjen e lidhur në 2016, thuhet se BE do i jap Ankarasë 40 miliardë dollarë për të përballuar valën e emigrantëve, dhe sipas Erdogan, ky premtim i Perëndimit nuk është përmbushur ende.