Escobar për “Ballkanin e Hapur”: Të gjithë liderët duhet të kyçen dhe të bien dakord

Më të fundit


I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dha një video-mesazh në Samitin e Ohrit, ku tha se SHBA e mbështet këtë nismë, që sipas tij, nuk është politike, por është një nismë ekonomike dhe e tillë duhet të mbetet.

“Njerëzit e Ballkanit Perëndimor e kanë ndërtuar Evropën. Ne dëshirojmë t’iu ndihmojmë që ta ndërojmë dhe Ballkanin Perëndimor. Ballkani perëndimor ka potencial që të jetë qendër e energjisë, e gazit natyror, dhe mund t’i ndihmojë Evropës që të lirohet nga varësia e gazit. Ballkani Perëndimor është pjesa e Evropës, që ka rritje më të madhe dhe ne ballafaqohemi me probleme, por bashkë do ja dalim. SHBA e përkrah iniciativën e “Ballkanit të Hapur”.


Së pari, duhet të punojmë jo vetëm në bashkëpunim ekonomik, por edhe në bashkëpunimin e strukturave evropiane. Tregjet më të mëdhaja janë ato evropiane. Duhet të punojmë për një integrim më të madh evropian. Ka shumë iniciativa për integrimin ekonomik. Ne i përkrahim të gjitha iniciativat ekonomike, që promovojnë paqe dhe stabilitet. Besojmë se kjo nismë ka sukses dhe duhet të jetë e hapur për të gjithë. Duhet të përfshihen të gjitha shtetet në nivel të njëjtë. Kjo është një iniciativë e shkëlqyer, mahnitëse. Shpresoj se do të jetë më e qartë se si duhet të funksionojë në të ardhmen, prandaj kam disa propozime për miqtë tanë.

Së pari, ka shumë iniciativa për integrime në Ballkanin Perëndimor, prandaj ju jap kurajo liderëve të shohim si të bashkëpunojnë me iniciativa të tjera, duke mos dublifikuar punët.

E dyta, duhet të kenë plan për zhvillim institucional. Krijimi i kushteve më të volitshme për investitorët, përkrahje më e madhe për qeveritë, por më e rëndësishmja është zhvillimi i institucioneve, që mundohen t’i shmangen pagimit të tatimeve. Na duhet një ekonomi që do të ndihmojë investitorët, që duan të punojnë ligjërisht. Ne përkrahim liderët e kësaj iniciative që të kyçen më tepër dhe të jenë të gjithë të interesuar për këtë treg të përbashkët. Ka nevojë të dëgjohet zëri i tyre, sepse është shumë e rëndësishme. Kjo iniciativë duhet të jetë ekonomike. Ky nuk është një projekt politik, por është projekt ekonomik dhe me rëndësi është që të mbetet i tillë. Ju mund të mbështeteni te ne, mund t’iu ndihmojmë, ashtu siç do ju ndihmojmë në luftën për pastrimin e parave”, tha Escobar.




Skip to toolbar