Etiopia thyen rekordin botëror, mbjell 350 milionë pemë në 12 orë

BOTA


Në kuadër të mbrojtjes së mjedisit dhe ngrohjes globale, Etiopia ka ndërmarrë një iniciativë historike për të mbjell pemë duke dalë jashtë çdo parashikimi të çdo vendi tjetër në botë. Vullnetarët në Etiopi do të mbjellin 350 milionë pemë në të gjithë vendin brenda 12 orëve duke thyer kështu çdo rekord botëror të vendosur ndonjëherë.

Rekordin aktual e mbante India, që mbolli në 2016, 49.3 milionë pemë në vetëm një ditë, në të cilën u përfshirë 800 000 vullnetarë dhe të njëjtën gjë bëri edhe Kina në 2018, që mbolli një pyll me madhësinë e  Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar së bashku. Kina shpenzoi plot 5.7 milion £ për të zhvilluar një veri të vendit një pyll të ri.


Shumë studime kanë dokumentuar që rivendosja e pyjeve në format e tyre natyrore është një mënyrë efikase për përmirësimin e ngrohjes globale.

Sipas OKB-së, mbulimi i pyjeve në Etiopi ka rënë në mënyrë drastike që nga fillimi i shekullit, duke arritur në nivelin e ulët prej vetëm 4% në fillim të viteve 2000, në krahasim me 35% 100 vjet më parë. Me mbjelljen e tyre vendet përmirësojnë  nivelin e emetimeve në atmosferë duke zvogëluar nxehtësinë e planetit. Tashmë organizatat e mjedisit kërkojnë që kjo praktikë të ndiqet nga të gjitha shtetet e Afrikës.




Skip to toolbar