Euro 2020/ Belgjika kualifikohet me rekorde

AKTUALITET


Belgjika është skuadra e parë që kualifikohet zyrtarisht në fazën në grupe të Euro 2020. Skuadra belge mundi Kazakistanin në transfertë të dielën pasdite me rezultatin 2-0, duke vendosur dhe një rekord në këto kualifikuese, pasi kanë marrë pikët e plota në tetë ndeshje të luajtura.

Ndonëse një kundërshtar jo shumë i vështirë, trajneri Martinez e vlerësoi maksimalisht duke hedhur që nga minuta e parë lojtarët më të mirë të tij. Batshuayi në të 21` dhe Meunier në të 53`, ishin autorët e golave për Belgjikën, duke i dhënë skuadrës së tyre tre pikë, që e kualifikojnë zyrtarisht në Euro 2020 me 24 pikë, ndonëse janë dhe dy ndeshje për tu luajtur.

 Rekordi i Belgjikës është unik. Në 8 ndeshje të luajtura, Belgjika shënoi 30 gola dhe pasoi vetëm 1, ndërsa regjistroi tetë fitore. Në vendin e dytë të Grupit I është Rusia, që nëse fiton ndaj Qipros mbrëmjen e të dielës, edhe ajo kualifikohet bashkë me Belgjikën për në fazën tjetër të Euro 2020.



Skip to toolbar