Shqipëria njeh vetëm fitore. Moldavia vlen sa…Hysaj

AKTUALITET


Kombëtarja do të përballet të hënën me Moldavinë, në takimin e radhës të kualifikueseve të Euro 2020. Pas humbjes 1-0 ndaj Turqisë, kuqezinjtë janë zyrtarisht jashtë garës për tu kualifikuar në Euro 2020. Megjithatë, ndeshjet e mbetura, duke filluar nga ajo me Moldavinë do të shërbejnë si mundësi për të promovuar lojtarët e rinj, e njëkohësisht për të marrë maksimumin e pikëve duke synuar vendin e tretë në grup. Ndeshja e të hënës do të jetë e pesta kundër Moldavisë.

Kuqezinjtë janë përballur më herët katër herë me skuadrën moldave, duke regjistruar vetëm rezultate pozitive. Ishte 29 marsi i vitit 1995, kohë kur Shqipëria luajti për herë të parë ndaj Moldavisë, takim të cilin e fitoi me rezultatin 3-0 në Tiranë. Po atë vit, në 7 qershor, kuqezinjtë luajtën takimin e kthimit kualifikues për Euro 1996 kundër skuadrës Moldave, duke fituar me rezultatin 2-3 në transfertë.


#Kombëtarja 🔴⚫ ka kryer stërvitjen e paradites në Moldavi. Shqipëria po përgatitet për ndeshjen e radhës, ndaj Moldavisë, e vlefshme për #EURO2020.#14Tetor Moldavi-SHQIPËRI ALB💪🇦🇱⚽ #NeJemiNjë

Gepostet von Federata Shqiptare E Futbollit am Sonntag, 13. Oktober 2019

Më vonë, Shqipëria është përballur në vitin 2012 ndaj Moldavisë në një ndeshje miqësore, që përfundoi në barazim 0-0. Takimi i fundit kundër skuadrës moldave është ai i 11 qershorit të këtij viti, ku skuadra e drejtuar nga trajneri Reja fitoi 2-0 në Elbasan me gola të Cikalleshit dhe Ramadanit. Ndaj, duke u nisur nga statistikat, por dhe nga paraqitja e fundit ndaj Turqisë, kuqezinjtë vijnë si favorit në këtë takim.

Skuadra e Moldavisë është modeste përballë Shqipërisë. Të gjithë lojtrët e skuadrës kundërshtare, vlejnë rreth 15 milion euro, ose thënë ndryshe sa vlen kartoni i mbrojtësit të kombëtares Elseid Hysaj. Ndërsa kombëtarja jonë vlen rreth 68 milion euro, disa herë më shumë se skuadra moldave.




Skip to toolbar