Euro 2020/ Islanda mposht Moldavinë, Ukraina pranë kualifikimit

SPORT


Islanda ka mundur Moldavinë në ndeshjen e raundit të 5-të të turit eliminator të Euro 2020, duke marrë përkohësisht kryesimin e Grupit H, ku bën pjesë dhe kombëtarja jonë e futbollit. Sigthorsson në minutën e 31, Bjarnasosn në të 55` dhe Bodvarsson në të 77` ishin autorët e tre golave për Islandën kundër Moldavisë. Të martën Islanda do të përballet me ekipin tonë kombëtar në ndeshjen e radhës kualifikuese, që do të luhet në “Elbasan Arena”.

Ndërkohë, Anglia ka mundur 4-0 Bullgarinë duke u ngjitur në vendin e parë në Grupin A me 9 pikë, një më shumë se Kosova që mban vendin e dytë. ‘Tre Luanët’ e kanë nisur serinë e golave me kapitetin Harry Kane, i cili shënoi në minutën e 24 të sfidës. Pas pushimit të pjesës së parë, Kane dyfishoi për të tijët, duke shënuar në të 50` nga pika e bardhë e penalltisë.


Sterling pesë minuta më vonë realizoi golin e tretë për Anglinë, ndërsa të 73`, Kane ktheu në gol një tjetër penallti për Anglinë, duke i çuar shifrat në 4-0. Ndërkohë në Grupin B, Ukraina ka mundur në transfertë 3-0 Lituaninë, duke vijuar të mbajë vendin e parë në grup me 13 pikë.




Skip to toolbar