Euro 2020, Kroaci-Skoci luhet një biletë për në 1/8

Më të fundit


Me stofin e një ekipi nën kampion bote dhe më lojtarë që luajnë në nivele shumë të larta, pavarësisht moshës, Kroacia nuk ka mundur kurrë në ngjitet në nivele të tilla, pa diskutim një nga surprizat e hidhura në këtë “Euro2020”.

Ekipi i Dalic ka në dispozicion edhe një sfidë të fundit për të shmangur një eliminim jo të hijshëm, përballet më Skocinë, një ndeshje ku barazimi “djeg” të dy ekipet, të dyja në kuotën e një pikë në Grupin D.


Shifrat nuk ngrohin shumë ekipin e Dalic, në pesë përballjet me Skocinë nuk kanë mundur të fitojnë asnjë herë, dy sfidat e fundit i kanë humbur të dyja.

Kroatët janë të vetëdijshëm se kjo është një sfidë jo e lehtë por një sfidë që duhet fituar në çdo formë: “E dimë që janë një skuadër e fortë, janë një ekip solid në mbrojtje por edhe kundër Anglisë kishin disa raste të mira”, u shpreh Dalic.




Skip to toolbar