Eurodeputetja që do të zëvendësojë komisionerin Hahn

BOTA


Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn pritet të zëvendësohet nga eurodeputetja kroate, Dubravka Šuica. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen pritet që të kandidojë për postin e Komisionerit për Zgjerimin dhe Fqinjësinë eurodeputeten Šuica.

Kur Kroacia u anëtarësua në Bashkimin Europian në vitin 2013, Šuica u zgjodh eurodeputete. Këtë vit ajo u zgjodh edhe nënkryetare e grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane.


Zgjedhja e presidentes së re të KE, Ursula von der Leyen do të sjell edhe bashkëpunëtorët të rinj të saj, ku të martën pritet të prezantohet lista e plotë me emrat zëvendësues të komisionerëve aktual të BE-së. Pas prezantimit të listës pritet të merret edhe votëbesimi i Parlamentit Europian për të zgjedhurit e rinj.




Skip to toolbar