“Europa e re në një botë të re”, Europa vjen në Tiranë/ Liderët e kontinentit, Samit për Ukrainën dhe sigurinë

AKTUALITET


Tirana u kthye këtë të  premte në kryeqytetin e Europës.  Mbahet  samiti i gjashtë i komunitetit  politik europian, hera e pare ne nje vend joanetar. Kryeministri Edi Rama nuk I kishte lënë asgje rastësisë.

47 kryetarë shtetesh e qeverishë dhe  5 përfaqësues të lartë të institucioneve të Bashkimit Europian I priti  në tapetin e kuq në sheshin “Skëndërbej”.

Moti nuk favorizoi, por Rama e kaloi me batutë.  Shiun sipas tij e sollën  anglezët. Ndërsa një grup vallesh   bëhej gati, I pari që shkeli  në  tapetin e kuq ishte kryeministri holandez.

Pas tij  të gjithë liderët me radhë.  Një takim te përzemërt kryeministri Edi Rama pati me  Sekretarin e Përgjithshëm  të NATO-S Mark Rutte.

Buzqeshja që shoqëronte Rutte i mungoi   Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç I cili mbërriti para  Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. Me te cilen nuk mungoi perqafimi, megjithese nga prishtina zyrtare ende nuk ka mberritur nje urim per fitoren ne zgjedhje.

Miqësore ishte pritja për  Presidenten e Komisionit Europian   Ursula Von der Layen dhe speciale  për  kryeministren Italianel, ose ate qe ai e quan motra e tij e adoptuar, Giorgia Meloni. Ndërsa pritja per Volodymir Zelenski  Presidenti I Ukraninës në luftë, ishte serioz. Lideri I vetem qe prish protokollin zyrtar te kravatave. kthehet për herë të dytë në kryeqytetin shqiptar.

Speciale, ashtu si marredhenia 12 vjecare mes tyre, ishte pritja për vellain Erdogan.  Presidentin e Turqisë ndryshe nga liderët e tjerë  kryeministri Edi Rama e shoqëroi deri pranë  mjediseve ku do të mbahet samiti.

Ai që erdhi I fundit në tapetin e kuq ishte Presidenti  francez Emannuel Macron. Avioni tij presidencial, mberriti ne rinas, pak minuta me heret.  Macron erdhi I fundit e do të ikë I fundit pasi të shtunën për të është organizuar një pritje zyrtare në Tiranë. E dyta brenda tre vjetesh dhe e dyta ne gjithe historine e maredhenieve diplomatike mes parisit dhe tiranes.

Kur u bënë të gjithë bashkë, salla e tob u kthye ne koncertin europian te samitit. Pak minuta, historia e shqiperise. Nga kastrioti, te dhjetori, te 1997. Peripecite dhe pengesat ne rrugne e nje kombi per tju bashkuar nje kontinenti qe I perkiste qe diten e pare.

Por shpejt ne fytyrat e menduara te lidereve te huaj, u kthye buzeqeshja. Më pas një surprizë secilin prej tyre.   Përmes inteligjencës  artificial ishin kthyer në fëmijë dhe  në gjuhën e tyre uronin mirëseardhjen në Shqipëri.

Europa foli shqip. Per here te pare. Ndoshta jo për herë të fundit.



Skip to toolbar