Ferrari F430 i presidentit Trump, në ankand

Më të fundit


Pas disa ditësh, saktësisht më 20 janar, pritet një ndryshim shumë i rëndësishëm i pronësisë ose më saktë ”qiramarrësi” i Shtëpisë së Bardhë, i cili do të ndryshojë nga Donald Trump te Joe Biden me ceremoninë zyrtare të marrjes së postit në Uashington.

Por, më 16 janar, një tjetër hap është planifikuar për Trump.


Ai do të jetë shitja në ankand e Ferrarit F430, që manjati e bleu në 2007 për 197 698 dollarë në Long Island.

Pritet që çmimi i kësaj makine të shkojë deri në 500 mijë dollarë.

Përveç veçantisë së të qenit makina e një presidenti, i cili me siguri do të joshë koleksionistët, kjo makinë duket praktikisht si e re, me më pak se 15 mijë kilometra.




Skip to toolbar