Festivali i zjarrit kthehet në tragjedi në Iran, dhjetëra të vdekur dhe mijëra të plagosur

BOTA


Dhjetëra njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë plagosur gjatë festivalit vjetor të Iranit, Chahashanbe Suri, e njohur ndryshe si festivali i zjarrit.

Festivali mbahet çdo vit përpara Nevruzit, viti i ri iranian, i cili fillon më 21 mars.


Tradicionalisht festohet të mërkurën e fundit të vitit, por festimet shpesh fillojnë dy deri në tre javë përpara. Të dhënat tregojnë se midis 1 dhe 12 marsit, ka pasur 3,253 të plagosur dhe të paktën 14 persona kanë vdekur.

Rreth 100 persona pësuan lëndime të lehta dhe u trajtuan në vend, ndërsa të tjerët pësuan djegie të rënda dhe dëmtime në sy dhe u dërguan në spitale. Të paktën 189 raste kërkuan amputim të gjymtyrëve.




Skip to toolbar