Policia e Dibrës ka vënë në pranga dy vëllezër
me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilët kanë kryer vepra penale në
kriminale dhe të pronës. Me anë të një komunikate për shtyp, Policia e Shtetit
ka njoftuar se ka arrestuar shtetasit me inicialet K.K., 36 vjeç dhe A.K., 28
vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Tartaj në Dibër.
Këta shtetas janë arrestuar nga forcat e
policisë, gjatë një momenti i njashëm për një skenar filmi aksioni. Dy vëllezërit
dibran, janë arrestuar ndërkohë që festonin daljen e një shokut të tyre nga
burgu. Sipas polcisë, ndaj dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, rëndojnë
akuzat e “Vrasjes me paramendim mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja
pa leje e armëve luftarake”.
Të dy vëllezërit, në datën 6 prill të vitit të kaluar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vrasin një 24-vjeçar për motive hakmarrjeje në fshatin Nezhaj. Fatmirësisht 24-vjeçari ka mundur të shpëtojë me disa plagë të marra nga arma e zjarrit. Në ngjarjen e një viti më parë, është arrestuar dhe vëllai tjetër i dy të arrestuarëve të kësaj të marte.