Festonin daljen e shokut nga burgu, pranga dy vëllezërve të rrezikshëm në Dibër

Policia e Dibrës ka vënë në pranga dy vëllezër me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilët kanë kryer vepra penale në kriminale dhe të pronës. Me anë të një komunikate për shtyp, Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar shtetasit me inicialet K.K., 36 vjeç dhe A.K., 28 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Tartaj në Dibër.

Këta shtetas janë arrestuar nga forcat e policisë, gjatë një momenti i njashëm për një skenar filmi aksioni. Dy vëllezërit dibran, janë arrestuar ndërkohë që festonin daljen e një shokut të tyre nga burgu. Sipas polcisë, ndaj dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, rëndojnë akuzat e “Vrasjes me paramendim mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Të dy vëllezërit, në datën 6 prill të vitit të kaluar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vrasin një 24-vjeçar për motive hakmarrjeje në fshatin Nezhaj. Fatmirësisht 24-vjeçari ka mundur të shpëtojë me disa plagë të marra nga arma e zjarrit. Në ngjarjen e një viti më parë, është arrestuar dhe vëllai tjetër i dy të arrestuarëve të kësaj të marte.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2091588084468590/
Skip to toolbar