Të dehur dhe pa patentë, arrestohen 28 shoferë, 14 të tjerë nën hetim

Të paktën 42 shoferë janë vënë në hetim nga Policia e Tiranës, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Pas dy aksidenteve që i morën jetën tre të rinjve në kryeqytet javën e kaluar, Policia Rrugore nisi një aksion për parandalimin e këtyre aksidenteve.

Kështu, gjatë një jave, u arrestuan në flagrancë 20 shoferë për drejtim të mjetit në gjendjet të dehur. 8 të tjerë u arrestuan pasi u konstatuan se ishin të papajisur me leje drejtimi dhe në shkelje të rregullave të qarkullimit, si dhe 14 të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë, po për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë, 223 drejtuesve u është pezulluar leja e drejtimit, nga të cilat 58 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 129 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 36 për shkelje të tjera. Blutë e Rrugores njoftojnë, gjithashtu, se janë proceduar për përdorim të telefonit gjatë drejtimit 271 drejtues, ndërsa janë vendosur në total 2700 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Orikumi”, pranga dy personave për kanabis në Vlorë

Policia e Vlorës arrestoi dy shtetas që akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, thotë policia në një deklaratë, ushtroi kontroll të imtësishëm në banesën e shtetasit F.B në Orikum.

 Në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 20 kilogramë, e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Në kuadër të këtij operacioni dhe në vijim të veprimeve proceduriale eshte bërë arrestimi në flagrancë i pronarit të banesës 45-vjeçari F.B.

Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasin E.K., 38 vjeç, banues në Vlorë, si autorë i implikuar në këtë ngjarje në bashkëpunim me F.B.

Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Transportonin klandestinë, pranga dy personave. Një drejtonte mjetin i dehur

Policia e Shtetit arrestoi dy persona, të cilët po transportonin klandestinë. Në fshatin Udënisht, policia ndaloi 15 emigrantë të huaj, të cilët po transportoheshin ilegalisht nga dy shtetas, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Klandestinët do të dërgoheshin në vendet e Bashkimit Europian kundrejt përfitimit të shumave financiare. Shtetasit e arrestuar janë M.M., 19 vjeç banues në Kamëz dhe P.Gj., 45 vjeç banues në Tiranë.

Të dy këta shtetas, në aksin rrugor Bilisht-Pogradec, po transportonin emigrantët e huaj. Konkretisht, shtetasi M.M., u kap duke transportuar 12 shtetas të huaj ndërsa shtetasi P.Gj., u kap duke drejtuar mjetin i dehur dhe brenda tij ndodheshin 3 shtetas të huaj. Të dy të arrestuarit u kishin premtuar shtetasve të huaj, kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitmit prej 500 euro secili.

Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke vijuar punën për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këto ngjarje. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” si dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur” në ngarkim të shtetasit P.Gj.

Futën rroba kontrabandë duke shmangur doganën, dy në pranga një në kërkim

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona këtë të diel, pasi janë arrestuar në flagrancë në fshatin Menkulas të Devollit. Shtetasit me inicialet E.B., 25 vjeç dhe V.B., 44 vjeç, janë arrestuar në flagrancë, ndërsa një tejtër shtetas është shpallur në kërkim, i cili mësohet të jetë me inicialet D.B.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë futur në mënyrë të paligjshme mallra kontrabandë, konfeksione dhe rroba të ndryshme. Mësohet se dy shtetasit e arrestuar ishin transportues të mallit, ndërsa personi i shpallur në kërkim ishte pritësi i tij.

Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme malli, i cili më pas do të shitej në vendin tonë duke shmangur detyrimet doganore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera, kryer në bashkëpunim”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Drejtonin mjetin të dehur, Policia e Fierit pranga 15 shoferëve

Në një javë Policia e Fierit ka arrestuar 15 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 janë arrestuar për drejtim t mjetit në gjendje të dehur, ndërsa 7 pasi drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt dhe pa leje drejtimin. Kjo është komunikata e Policisë së Fierit, që njofton se ka vënë në pranga drejtues mjetesh, që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, në kuadër të planit të masave për përballimin e fluksit të qarkullimit në akset rrugore të Qarkut të Fierit, policia njofton se ka pezulluar lejen e drejtimit për 13 drejtues mjetesh, 11 prej të cilëve kanë përdorur pije alkolike, ndërsa 2 të tjerë për tejkalim shpejtësie.

Gjithashtu, në 1 javë, policia e Fierit ka vendosur 1468 gjoba ndaj drejtuesve të mjeteve, të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit duke u bërë precedent për aksidente rrugore, me parakalime të gabuara, përdorim të pijeve alkolike, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim i celularëve etj.

Këto masa do të vijojnë të zbatohen edhe pas përfundimitë të sezonit turistik, me qëllim uljen e riskut të aksidenteve rrugore në rrugët komëbtare dhe jo kombëtare në Fier dhe jo vetëm. Gjatë muajit gusht, ka pasur një shtim të numrit të aksidenteve, ku ndër shkaqet më të shepshta, kanë qenë konsumi i alkolit, përdorimi i celularëve, parakalimet e gabuara dhe shpejtësia e lartë.

43 persona në pranga për ndërtim pa leje, 11 për prerje të paligjshme të pyjeve

Policia e Shtetit ka nisur një aksion kundër krimeve mjedisore duke vënë në pranga 54 shtetas, 43 prej tyre akuzohen për ndërtime pa leje dhe 11 të tjerë për prerje të paligjshme të pyjeve.

Policia njofton se krahas aksionit që është shtrirë në të gjithë vijën bregdetare, për lirimin e plazheve të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme dhe evazionit fiskal, një tjetër aksion është ndërmarrë në mbarë vendin dhe që lidhet me krimet mjedisore.

Në kuadër të këtij aksioni janë sekuestruar 43 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.

“Policia e Shtetit në zbatim të planit të posaçëm në shkallë vendi, vetëm gjatë fundjavës ka  ushtruar kontrolle në zonat urbane, rurale dhe në ato pyjore, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që kryejnë ndërtime pa leje apo prerje të paligjshme të pyjeve .

Si rezultat i këtyre kontrolleve në të gjithë vendin, vetëm ditët e fundit janë evidentuar nga, strukturat e Policisë së Shtetit  54 raste të veprave penale në fushën e krimeve mjedisore, nga këto:

 43 raste në fushën e ndërtimeve pa leje dhe 11 raste për prerje të paligjshme të pyjeve”, njofton policia.

Në këtë kuadër policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital apo në adresat zyrtare në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, si dhe në numrin 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm!

Festonin daljen e shokut nga burgu, pranga dy vëllezërve të rrezikshëm në Dibër

Policia e Dibrës ka vënë në pranga dy vëllezër me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilët kanë kryer vepra penale në kriminale dhe të pronës. Me anë të një komunikate për shtyp, Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar shtetasit me inicialet K.K., 36 vjeç dhe A.K., 28 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Tartaj në Dibër.

Këta shtetas janë arrestuar nga forcat e policisë, gjatë një momenti i njashëm për një skenar filmi aksioni. Dy vëllezërit dibran, janë arrestuar ndërkohë që festonin daljen e një shokut të tyre nga burgu. Sipas polcisë, ndaj dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, rëndojnë akuzat e “Vrasjes me paramendim mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Të dy vëllezërit, në datën 6 prill të vitit të kaluar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vrasin një 24-vjeçar për motive hakmarrjeje në fshatin Nezhaj. Fatmirësisht 24-vjeçari ka mundur të shpëtojë me disa plagë të marra nga arma e zjarrit. Në ngjarjen e një viti më parë, është arrestuar dhe vëllai tjetër i dy të arrestuarëve të kësaj të marte.

DibërFinalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Tartaj"Kapen dhe arrestohen 2 persona (vëllezër), me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimit ndaj personit dhe pronës.Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër.Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tyre, Strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe informacioneve të grumbulluara në rrugë operative, në orët e para të mëngjesit të datës 30.07.2019, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Tartaj"Si rezultat u kapën dhe u arrestuan shtetasit:K. K, 36 vjeç,A. K, 28 vjeç, banues në fshatin Tartaj, njësia administrative Zall Dardhë, Dibër (vëllezër)Këta shtetas u kapën në orët e para të mëngjesit në një banesë në fshatin Tartaj, duke festuar daljen e një shoku të tyre nga burgu.Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 06.04.2018, në bashkëpunim me njëri – tjetrin dhe me vëllanë tjetër, shtetasin Rr. K, (i arrestuar ditën e ngjarjes nga policia), në fshatin Nezhaj, Dibër, kanë plagosur me armë zjarri në oborrin e banesës së tij shtetasin E. Ç, 24 vjeç, për motive hakmarrjeje. Kjo ngjarje është nën hetim nga Prokuroria për veprat penale “Vrasja me paramendim mbetur në tentative”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 30. Juli 2019

Kokainë me charter nga Amerika e Jugut në Ballkan, goditet karteli me 16 persona

Agjencia amerikane kundër drogës njohur si DEA dhe Europol kanë goditur kartelin e kokainës në Ballkan duke vënë 16 persona në pranga dhe kanë sekuestruar 1 ton kokainë dhe miliona euro cash.

Shqiptarja.com shkruan se operacion në fjalë është finalizuar pak ditë më parë nën emrin e koduar “Familja”. Ky rrjet sipas hetuesve përdorte avionët privat njohur si “charter” për të shmangur kontrollet dhe ruajtur privatësinë e personave të përfshirë në këtë trafik.

Karteli i Ballkanit sipas hetuesve kishte shtrirje në Azi, Europë, Amerikën e Jugut dhe disa baza në Zvicër, Ceki dhe Serbi. Si pjesë e këtij karteli janë arrestuar 16 persona 11 prej tyre Cek, Kroat, Zvicerian, Serb dhe 5 në Hong Kong.

Të arrestuarve veç një sasie në 2 milion euro cash u janë sekuestruar edhe 1 milion euro automjete luksoze, ora, varëse dhe aksesorë. Paketimet e kokainës ishin të stampuara me foton e Toni Montanës, i cili ishte dhe simboli i kartelit të Ballkanit.

Pas mbërritjes së avionëve privat nga Amerika latine për në vendet europiane dhe jo europiane anëtarët e këtij grupit sipas hetimeve përdornin terminalet VIP dhe zbritjen direkt në pistë të valixheve duke i nxjerr me fugona me xhama të zinj.

Skip to toolbar