Fillon festa “kuqezi”, “Legjionarët” marrin avantazhin ndaj Kroacisë

KOMBËTARE


Nuk mund të kishte nisje më të bukur të sfidës, me “Legjionarët” e Kombëtares sonë, që kanë arritur të gjejnë avantazhin të parët, përballë Kroacisë, në përballjen e dytë, të fazës së grupeve, të Euro 2024, e cila po zhvillohet në mitikun e Hamburgut,”Volksparkstadion”.

Një krosim perfekt nga Jasir Asani është devijuar siç duhet nga “fantazisti” i mesfushës, Qazim Laçi, i cili dërgon topin në rrjetën e Livakovic, duke nisur kështu festën e “kueqzinjve”. Rezultati shkon në 0 me 1. 



Skip to toolbar