Finalja e Champions, heroi i Interit tregon rezultatin e saktë

CHAMPIONS LEAGUE


Legjenda e Interit, Diego Milito, do të bëjë tifo për Tottenhamin në finale të UEFA Champions League dhe ai mendon se Tottenhami do ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Milito, që me dy gola në finale kundër Bayern Munich në vitin 2010 ia fitoi titullin Interit, duke folur për faqen zyrtare të UEFA-s mendon se Tottenhami do ta mposhtë Liverpoolin e Jurgen Klopp.


Ai beson se në betejën angleze në Champions, do të triumfojë skuadra e Pochettinos me rezultatin 2-1.

Finalja e Champions League do të zhvillohet në Madrid, në stadiumin e ri të Atleticos “Wanda Metropolitano”, të shtunën nga ora 21:00.




Skip to toolbar