“Shqipëria sot, është Shqipëri krejt tjetër dhe nuk duan ta kuptojnë që ky popull nuk ndryshon qeverinë që ka, pa ndryshuar opozitën që nuk e do.Koha do e thotë nëse rezultati është në fakt rezultat i një përballjeje përfundimtare. Ne u bëmë partia që e mishëruam fuqishëm në sytë e shqiptarëve, që e duan Shqipërinë zonjë e BE. Edhe pse rezultati përfundimtar nuk ka dalë akoma, unë dua t’i përgëzoj udhëheqësit e partive të vogla opozitare, bënë betejat e tyre. Uroj të mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër, por të rriten si alternativa”, theksoi ai.
“Fitore me notën 10″/ Rama për “të rinjtë”: Bravo për guximin, të mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër
Më të fundit19:05 - 14/05/2025
