Flet gruaja e Bladwin: Ndihet tmerrësisht keq, kam frikë për shëndetin e tij mendor

BOTA


Hilaria Baldwin, gruaja e Alec Baldwin ka thënë se ka frikë se mos Baldwin do të pësojë çrregullime post-traumatike (PSTD).

Sipas 1news, 37-vjeçarja ka treguar se po përpiqet t’i qëndrojë pranë bashkëshortit të saj, pasi ai qëlloi padashje me armë dhe vrau në xhirimet e filmit Rust, kineasten Halyna Hutchins. Hilaria e ka çuar familjen e saj në Vermont në përpjekje për të ndihmuar Alekun të qetësojë mendjen.


“Alec përjetoi diçka traumatike dhe unë po përpiqem të kufizoj PTSD e tij. Ju e shikoni se çfarë ndodh me ushtarët dhe oficerët e policisë kur ndodh diçka e tillë, është traumatike. Ne erdhëm këtu për pak qetësi”, tha ajo.

Hilaria shpreson se burri i saj do t’i kthehet aktrimit një ditë, por nuk është e sigurt se kur kjo do të ndodhë.

“Ai ka nevojë për hapësirë që unë të kujdesem për të dhe shëndetin e tij mendor. Ajo që ndodhi ishte një gjë e tmerrshme. Alec ndihet i tmerrësisht keq”, tha ajo.

Ndërkohë, Alec kohët e fundit pretendoi se të shtënat ishin “një në një trilion episod”.

Aktori  theu heshtjen e tij disa ditë më parë. Ai e përshkroi kineastin si miken e tij, por shpjegoi se ai nuk mund të zbulonte shumë për atë që ndodhi për shkak se hetimi ishte në vazhdim.

“Ajo ishte mikja ime. Ditën që mbërrita në Santa Fe për të filluar xhirimet, e çova për darkë me Joelin, regjisorin. Ne ishim një super ekip, ishim shumë të lidhur me njëri tjetrin, dhe më pas ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme. Më kanë thënë shumë herë, mos bëj asnjë koment për hetimin në vazhdim. Nuk mundem“, tha ai.

Alec zbuloi se burri i Hutchins, Matthew, është ende në gjendje shoku: Ai është i mbytur nga pikëllimi… Ka aksidente të rastësishme në setin e filmit herë pas here, por jo si kjo. Ky është një episod në një trilion. Ai është në shok. Ai ka një djalë nëntë vjeçar. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta, sepse jemi shumë të shqetësuar për familjen e tij

Baldwin qëlloi për vdekje drejtoren e fotografisë, Halyna Hutchins si dhe la të plagosur regjizorin, Joel Souza. Ngjarja ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, në të cilin Baldwin duhej të përdorte një armë, që supozohej të ishte ‘lodër’ për rolin e tij.




Skip to toolbar