Foto e ditës/ Lamtumirë bregdetit venecian, gjermanët zbulojnë Shqipërinë

AKTUALITET


Plazhet shqiptare janë kthyer në ‘kërcënim’ për ato italiane. Mediat në vendin fqinj, japin alarmin se “turistët gjermanë po braktisin plazhet e Venecias për Shqipërinë”, shkruan “LaNuovaVenezia”. Në një artikull kushtuar turizmit dhe numrit të pushuesve në gjysmën e sezonit, media në vendin fqinj vë re se këtë vit, ka pasur një ulje të konsiderueshme të turistëve të huaj, që kanë zgjedhur të pushojnë në plazhet e Venvecias, konkretisht në Jesolo.

“Turizmi në telashe në Jesolo, bie nën 20%. Të dhënat e para për korrikun konfirmojnë rënie. Konkurrenca e vendeve të huaja ndihet gjithnjë e më shumë. Jesolo në bregdetin venecian, zbulon konkurrentët e rinj si Shqipëria, me plazhet e mrekulleshme dhe të virgjëra”, shkruhet ndër të tjera. Sipas shkrimit, ky largim i turistëve nga plazhe e Venecias, ishte lajëruar kohë më parë nga operatorët turistikë, për shkak se plazhe e “margjinalizuar” në vende më të pazhvilluara, do të zhvilloheshin për shkak të çmimeve konkurruese.

Të dhënat paraprake flasin për ulje të kërkesës për apartamente me qira deri në 20% më pak në krasim me vitet e kaluara. Megjithëse të dhënat nuk janë ende jo zyrtare, sipas mediave italiane, ato mund të jenë dhe më serioze. “Ne shohim më pak gjermanë, ose ato mbiemra klasikë gjermanësh: Muller, Schmidt, Fischer etj, por ato janë zëvendësuar me emrat e emigrantëve gjermanë me prejardhje rumune, hungareze, apo vendeve të lindjes në përgjithësi”, shkruhet në artikull.

Pronari i një hoteli të njohur në plazhin e Jesolo, Gianni Dalla Mora, është shprehur se: “Këtu po vijnë gjermanët e rinj, sepse të tjerët, gjermanët historikë, kanë zgjedhur plazhet e tjera, si Shqipëria, e cila është plot këtë vit”, duke shtuar: “Sot, turizmi në Jesolo është i një niveli më të ulët, është e pamohueshme. Turistët kërkojnë më shumë natyrën, gjelbërimin, shtigjet e maleve, çmimet konkurruese, etj”.



Skip to toolbar