Përplasja Meta-Dvorani për Kushtetuesen, Venecia pranon 5 pyetjet e Kuvendit për opinion

Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e dërguar nga Kuvendi i Shqipërisë që lidhet me 5 pyetjet që janë përgatitur nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit (që zgjeroi objektin e hetimit), nëse Ilir Meta ka bërë shkelje me ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Socialistët pretendojnë se kreu i shtetit është sërish në shkelje të Kushtetutës me mosdekretimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese dhe dekretimin e Marsida Xhaferllarit.

Ndërkohë që edhe Presidenti i Republikës ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së anëtareve të Gjykatës Kushtetuese. Përplasja e ashpër mes Presidentit Meta dhe kryetarit të KED-së Dvorani përfundoi me padi nga Meta, çështje që aktualisht pritet të gjykohet nga SPAK.

5 Pyetjet e Kuvendit të Shqipërisë për Komisionin e Venecias

1) A mundet Presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues kur ai apo ajo në kuptim të ligjit konsiderohen, të emëruar? Në këtë rast a konsiderohet e cenuar e drejta e një gjyqtari Kushtetues të ushtrojë detyrën?

2) Emërimi i një gjyqtari Kushtetuese tej afatit ekskluziv 30 ditor dhe jashtë listës së kandidatëve të miratuar me vendim të organit kompetent të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, a e cenon parimin e Gjykatës së krijuar me ligj? A e cenon kjo vendimmarrjen së Gjykatës Kushtetuese duke vënë në dyshim garancinë e shtetasve të rregullt ligjor? A bie ndesh me mekanizmat zhbllokues ne emërimin e organeve Kushtetuese?

3) A është në përputhje me standardet mekanizmi zhbllokues pas mosveprimit të Presidenti për të mos emëruar brenda 30 ditëve gjyqtarin Kushtetues si rrjedhojë e të cilit konsiderohet i emëruar ky gjyqtar?

4) Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të Gjyqtarit Kushtetues  nisur nga solemiteti i betimit, çfarë mekanizmi të përdoret për të zhbllokuar këtë situatë.  A është betimi me shkrim një formë për të plotësuar kushtin e betimit për të filluar ushtrimin e detyrës, në situatën kur gjyqtari konsiderohet i emëruar në detyrë për efekt të ligjit?

5) Cilat mund të ishin zgjidhjet për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërras për betim gjyqtarin përkatës?

“Fundi” i botës: Përmbytet Venecia (nën ujë)

Venecia është nën pushtetin e ujit prej dy ditësh. Që nga viti 1966 kur niveli arriti 194 cm në zonën e historike dhe pjesë të tjera të qytetit, mbrëmjen e të martës niveli i ujit arriti 180 cm, ndërsa të mërkurën ra në 120 cm. Ky është niveli i dytë më i lartë i arritur ndonjëherë, duke bërë që qyteti i Venecias të përmbytet i tëri. Nën ujë është zgjuar Bazilika e San Marco, duke alarmuar autoritet për rrezikun e dëmtimeve serioze.

Sheshi përpara bazilikës u zhyt i gjithi nën ujë, ndërsa për qytetarët u bë i  pakalueshëm. “Kjo është një fatkeqësi, duhet të llogarisim dëmet”, tha kryetari i bashkisë Lugi Brugnaro, ndërsa po kryente inspektimin në San Marco. Autoritetet kanë pezulluar mësimin në Venecia, ndërkohë një i moshuar 78-vjeçar humbi jetën, duke shënuar viktimën e parë për shkak të motit të keq. Autoritetet thonë se përmbytja si këtë herë e Bazilimkës, ka vetëm pesë precedentë në të gjithë historinë e saj.

Ministri Italian i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore Dario Franceschini, u shpreh se sapo uji të ulet, do të fillojë evidentimi i dëmeve dhe do të financohet për riparimin e plotë të tyre. Ndërkohë, inxhinierët kërkojnë të përmirësohen teknikat e mbrojtjes së monumenteve të rëndësisë së veçantë, duke instaluar popma për nxjerrjen e ujit apo dhe porta mbrojtëse.

Metës i “flet Frojdi” para “Venecias”: Evitova një “21 janar” të dytë

Vetëm tre ditë para vendimit të Komisionit të Venecias për shkeljen e Kushtetutës nga Presidenti Meta, kreu i shtetit ka nisur një fushatë justifikimi mbi arsyet e marrjes së vendimit të anulimit të 30 qershorit. Gjatë një takimi me pedagogë dhe studentë në Universitetin Europian të Tiranës, Meta është rikthyer tek vendimi i tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, sipas së cilit nuk është një akt normal, por tha se e mori një vendim të tillë për të parandaluar një përplasje të mundshme civile që mund të përshkallëzohej dhe të përsëritej një 21 janar të dytë. (Ai në fakt shkaktoi të parin ne 2011, pas videoskandalit me Dritan Priftin). Që prej atij viti Meta, cdo 21 janar ka qënë jashtë shtetit, por të martën pasdite gjatë një bashkëbisedimi ne UET, i është kthyer kësaj date tragjike, në mënyrë “heroike” frojdiane.

“Nuk do ndaloj Komisionin e Venecias që të çmendet, jam i gatshëm t’i nënshtrohem çdo kontrolli mjekësor nëse mendoni se përdor doping. Unë jam shumë i qartë, Kushtetuta e Shqipërisë të drejtën ia jep Presidentit dhe askujt tjetër. Anulimi i zgjedhjeve nuk është një akt normal, se u konsultua presidenti me Partitë, por nga nëntori deri në 10 qershor, ju e dini që nuk ka qenë një situatë normale. E zhdekretova 30 qershorin për të parandaluar një përplasje të mundshme, që mund të përshkallëzohej më tej. Sepse në Shqipëri janë vrarë, duke filluar 2 prill i 1991 deri në 21 janar. Konfrontimi u evitua”, u justifikua Meta për vendimin për anulimin e 30 qershorit.

Madje, ai vazhdoi ligjeratën, duke i dhënë të drejtë vetes se evitimi i kësaj përplasje, pra respektivisht anulimi i 30 qershorit i jep shpresë sot shqiptarëve për hapjen e negociatave, ndërkohë që i gjithë faktori ndërkombëtar ka dënuar pikërisht krizën e shkaktuar, si faktor që mund të dëmtojë Shqipërinë në vendimin e pas 10 ditëve. “Nuk do të kishte sot një vendim apo një shpresë se mund të merret një autorizim ose një vendim për çeljen e negociatave. U detyrova që të zhdekretoja”, tha Meta.

Kreu i shtetit përsëriti sërish para studentëve dhe pedagogëve qëndrimin e tij se “zgjedhjet kanë qenë antikushtetuese, të paligjshme se asnjë gjykatë nuk ke ka rrëzuar dekretin e presidentit”. Por, në të vërtetë ai nuk përmendi faktin se dekreti i tij për anulimin e 30 qershorit është rrëzuar nga Kolegji Zgjedhor, i cili njohu procesin e nisur në atë kohë nga KQZ, por që tashmë pritet t’i vendosë vulën edhe Komisioni i Venecias, i cili në fakt, në raportin e publikuar para pak ditësh e ka rrëzuar dekretin e Metës, duke njohur edhe zgjedhjet e 30 qershorit. Para se të dilte ky raport, Presidenti kishte deklaruar se do të jepte dorëheqjen nëse raporti i Venecias ishte kundër tij, por që pas daljes së raportit, ai ndryshoi qëndrim. “Gjykata Kushtetuese mund të caktojë nëse kam bërë shkelje ose jo”, deklaroi Meta para studentëve duke mos dashur të largohet nga Presidenca, pavarësisht se mazhoranca ka nisur procedurën për shkarkimin e tij, ndërsa komisioni hetimor pritet të dalë në konkluzione deri në fund të nëntorit. Por vendimtar për Komisionin Hetimor do të jetë edhe opinioni i Komisionit të Venecias, i cili pritet të publikohet zyrtarisht më 11 tetor.

Kryemadhi sulmon Venecian për Metën: Tejkaloi kompetencat

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë në mbrojtje të bashkëshortit të saj duke akuzuar Komisionin e Venecias për tejkalim të kompetencave. “Komisioni i Venecias tejkaloi kompetencat e saj në draftin paraprak për Presidentin Meta.” tha Kryemadhi, një deklaratë sa absurde aq edhe sulmuese ndaj një komision të pavarur, opinioni i të cilit vlerësohet nga të gjitha qeveritë e botës në lidhje me interpretimin e ligjit. Madje për të dalë në mbrojtje të bashkëshortit të saj, Kryemadhi hodhi poshtë edhe besueshmërinë e një prej organeve që vetë Meta, ishte shprehur se i besonte verbërisht (pavarësisht se vendosi të mos e dëgjojë opinionin e Venecias lidhur me tejkalimin e kompetencave nga ana e tij.)

Gjatë një interviste për Report TV, Kryemadhi deklaroi se Venecia tejkaloi kompetencat pasi dha një mendim edhe për zgjedhjet e 30 qershorit, gjë që sipas saj nuk i ishte kërkuar nga Kuvendi. Për Kryemadhin, Venecia duhet të jepte një opinion vetëm për dekretet e presidentit dhe jo 30 qershorin, dekrete që në fakt lidhen pikërisht për anulimin e 30 qershorit.

Nuk më krijon asnjë lloj ndjesie, ai është një draft paraprak, mund të them që unë nuk jam një juriste që ta analizoj. Më duket si një deklaratë politike, pavarësisht nga kjo unë nuk jam e aftë për të gjykuar personat që e kanë hartuar atë draft. Ajo që më bën përshtypje është që, me sa kam lexuar në letrën e Z. Ruçi, nuk është kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias për zgjedhjet e 30 qershorit por është kërkuar një opinion vetëm për dekretet e Presidentit. Komisioni i Venecias ka tejkaluar kompetencën e tij duke dhënë edhe një argumentim më të madh se ç’duhet, pra ka kaluar pyetësorin e tij, ka dalë në 30 qershor. Kështu që kemi një President që ka tejkaluar kompetencat, kemi edhe një Komision të Venecias që ka tejkaluar kompetencat.” tha Kryemadhi, e cila shtoi se opinioni i Komisionit të Venecias është një sugjerim që kush të dojë e merr parasysh.

Drafti paraprak i Komisionit të Venecias tha se presidenti Meta ka tejkaluar kompetencat e tij dhe ka shkelur Kushtetutën e vendit. Ky draft nuk u prit mirë nga vetë Meta, i cili e cilësoi atë si “trakt të rilindjes” dhe u shpreh se ka kryer “zero shkelje.” Një ndryshim qëndrimi 360 gradë e Metës, i cili deri dje i besonte verbërisht vendimit të Venecias dhe ishte gati të jepte dorëheqjen pa pritur ende vendimin e parlamentit, nëse ajo e gjente në shkelje.

Një marrëveshje mes PS dhe PD për reformën zgjedhore, nuk e tremb Kryemadhin, e cila tha se çështja duhet të shkojë përtej një marrëveshje, por të përqendrohet në një dialog gjithëpërfshirës mes të gjitha palëve politike (parlamentare dhe jo parlamentare).

Unë mendoj që ky koncept ekziston vetëm në pyetjet e gazetarëve. Nuk është çështje marrëveshjeje PD-PS, PS-LSI, PD-LSI nuk është më çështje marrëveshjeje këtu. Është çështja e hapave që do të ndiqen nga politik-bërësit, kur them politik-bërësit të gjitha forcat politike, si ato parlamentare dhe jo parlamentare. Kur vjen reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj. Vërtet miratohet një reformë zgjedhore por ajo duhet zbatuar, por si zbatohet një reformë zgjedhore? Me zgjedhje. Që të shkosh në një proces zgjedhor. Nuk është çështje marrëveshje këtu është çështje dialogu. Institucionalizimi i dialogut.  Ne duhet ta institucionalizojmë. Ne nuk kemi dialog politik. Vazhdojmë 30 vjet tranzicion. Pse kemi 30 vjet tranzicion? Sepse nuk kemi dialog politik”

Në lidhje me djegien e mandateve, Kryemadhi e cilësoi si vetëvrasje politike për opozitën, por për të cilën nuk është penduar pasi sipas saj bëri që ndërkombëtarët të kuptojnë krizën në vend.

Për hir të së vërtetës opozita mori një vendim ekstrem politik që nuk ka ndodhur ndonjëherë. Ishte si të themi një vetëvrasje politike, është e vërtetë por  nuk jemi bërë pishman në asnjë moment sepse sot e kësaj dite ne kemi një raport të OSBE-ODHIR që flet për reformën në drejtësi që përdoret nga qeveria dhe mazhoranca për të kërcënuar gjyqtarët që të japin vendime gjyqësore në favor  të tyre.” tha Kryemadhi, e cila shtoi se edhe bashkëshorti i saj Ilir Meta nuk e ka miratuar djegin e mandateve. “Di të them që është i pakënaqur për çështjen e mandateve, sapo hapim sytë në mëngjes, nuk fillojmë me ‘mirëmëngjesi, si fjete’ por ‘pse i dogjët mandatet’”.

Meta takon kreun e Venecias: “Për punë”

Kreu i shtetit, Ilir Meta, ka organizuar një takim me Presidentin e Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio, pikërisht në kohën kur ekspertët e këtij komisioni po studiojnë materialet e marra nga autoritetet shqiptare për nismën e ndërmarrë për shkarkimin e Presidentit të Republikës për shkelje të rënda të Kushtetutës. Meta ka tentuar që këtë takim mos ta bëjë publik, duke mos dhënë asnjë njoftim për vizitën e papritur në Strasburg, ku ka takuar kreun e Venecias, ndërkohë që me një njoftim para se të nxirrte njoftimin e takimit me Buquicchio thoshte se ishte në Strasburg pë “vizitë pune” dhe sulmonte mediat, të cilat paralajmëruan se kreu i shtetit ka shkuar në Strasburg për lobim në Komisionin e Venecias.

Kjo duket qartë edhe në temën e takimit të diskutuar mes Presidentit Meta dhe Presidentit të Komisionit të Venecias, pasi siç njofton vetë kreu i shtetit në rrjetet sociale, ai ka folur pikërisht për çështjen e shkarkimit të tij. “Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim me Presidentin e Komisionit të Venecias, Z. Gianni Buquicchio. Presidenti Meta i dorëzoi Presidentit Buquicchio raportin e përgatitur për Komisionin e Venecias, dhe i shprehu vullnetin për bashkëpunim të plotë për çdo çështje apo paqartësi që lidhet me të. Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin historik të Komisionit të Venecias për forcimin e institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në Shqipëri”, shprehet Meta në deklaratën e tij, i cili në tentativë për të zbutur kritikat ndaj këtij veprimi, në kohën që pritet të jepet një opinion i rëndësishëm nga Komisioni i Venecias ndaj tij, ai ka përmendur se në takim ishte e pranishme edhe Përfaqësuesja e Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, Albana Dautllari.

Por ajo që mbetet shqetësuese është fakti që Presidenti Meta, i cili është nën hetim nga komisioni i posaçëm parlamentar, takon eprorin e ekspertëve të Venecias, të cilët duhet të japin një opinion të pavarur për hetimin ndaj tij, nëse ai ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës. Madje, kreu i shtetit thotë se i dorëzoi raportin e tij, ndërkohë që një raport të tillë ua ka dorëzuar ekspertëve dhe nuk ka qenë e nevojshme të merrte rrugën deri në Strasburg. Kjo përforcon dyshimet se Meta ka ndërmarrë këtë lëvizje, pikërisht për të lobuar në mbrojtje të vetes dhe jo një “vizitë pune”, siç përmendte në reagimin ndaj mediave, ndërsa vetëm pak ditë më herët, në një intervistë me gazetarin Çim Peka deklaronte se nëse opinioni i Venecias do të ishte pro shkarkimit të tij, do të jepte dorëheqjen.

Nga ana tjetër, ai tentoi të sfumonte këtë lëvizje taktike, duke nxjerrë vartësit që të sulmonin mediat, të cilat paralajmëruan lobimin e më pas, duke publikuar një takim pa ndonjë rëndësi shumë të madhe dhe jashtë fokusit, me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës. Megjithatë duket qartë se edhe ky takim është organizuar për të hequr disi vëmendjen nga takimi me kreun e Venecias, Buquicchio. /Realstory.al/

Meta nuk e mbyll tetorin në Presidencë. Venecia: Opinioni, më 11 tetor

Për më shumë se 60 minuta ekspertët e delegacionit të Komisionit të Venecias kanë zhvilluar të mërkurën një takim me dyer të mbyllura me anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar për Shkarkimin e presidentit Meta.

Në përfundim të takimit ekspertët e Venecias kanë bërë të ditur për median se opinionin e tyre do ta japin më 11 tetor. Ata janë shprehur se takimet në Tiranë kanë qenë produktive dhe se tashmë kanë një opinion për çështjen.

Kryetari i delegacionit të Venecias, Kaarlo Tuori dhe anëtarët Grainne Mcmorroë, Schnutz Rudolf Dürr dhe Thomas Markert gjatë të mërkurës janë takuar fillimisht me anëtarët e Komisionit Hetimor dhe më pas me përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa një ditë më herët, të martën zhvilluan takime me Presidentin Meta, kryetarin e Kuvendit, Ruçi, me përfaqësues të opozitës parlamentare dhe jashtëparlamentare si dhe me kryeministrin Rama. Në të gjitha takimet ata kanë mbajtur shënim qëndrimet e ndryshme të palëve lidhur me kërkesën e 55 deputetëve të kuvendit për të shkarkuar presidentin për shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Është hera e parë që parlamenti i Shqipërisë ndërmerr një nismë të tillë, pra të shkarkojë presidentin për shkelje të Kushtetutës.

Vetë Meta ishte i pranishëm të hënën në një seancë dëgjimor me pyetje dhe përgjigje në Komisionin Hetimor Parlamentar. Dy ishin argumentet që përdori presidenti për të mbrojtur veten. Ai tha se firmosi anulimin e datës së zgjedhjeve për t’i dhënë mundësi shqiptarëve të zgjidhnin më shumë se një kandidat në zgjedhje  dhe argumenti i dytë ishte se ai kishte pasur informacion se “persona të caktuar do të shfrytëzonin mitingun e opozitës për të djegur kuvendin”. Por kjo deklaratë e Metës u rrëzua të martën gjatë takimit që ekspertët e Venecias zhvilluan me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ai tha se policia nuk disponon asnjë të dhënë se gjatë protestës së opozitës së 8 qershorit do të kishte sulme ndaj Kuvendit, apo ndaj ndonjë institucioni tjetër shtetëror.

Të gjitha këto të dhëna janë mbajtur shënim nga ekspertët. Ata kanë pohuar se do të paraqesin një raport paraprak brenda muajit shtator, ndërkohë që opinioni zyrtar do të miratohet në seancën e parë të Komisionit të Venecias që do të zhvillohet në ditët e para të Tetorit.

Edhe Komisioni Hetimor parlamentar ka afat deri në datën 9 tetor. Sipas të gjitha gjasave nuk pritet të ketë shtyrje të afatit të Komisionit, pasi çështjet kanë dalë në dritë dhe anëtarëve të tij nuk i ka mbetur ç’të hetojnë më tej në lidhje me shkeljen ose jo të Kushtetutës nga ana e presidentit Meta. Ndaj mendohet se brenda tetorit kuvendi do të miratojë raportin e komisionit hetimor për shkarkimin e Metës. Dhe fill pas vendimit të parlamentit çështja do t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese e cila do të thotë fjalën e fundit./realstory.al

Foto e ditës/ Lamtumirë bregdetit venecian, gjermanët zbulojnë Shqipërinë

Plazhet shqiptare janë kthyer në ‘kërcënim’ për ato italiane. Mediat në vendin fqinj, japin alarmin se “turistët gjermanë po braktisin plazhet e Venecias për Shqipërinë”, shkruan “LaNuovaVenezia”. Në një artikull kushtuar turizmit dhe numrit të pushuesve në gjysmën e sezonit, media në vendin fqinj vë re se këtë vit, ka pasur një ulje të konsiderueshme të turistëve të huaj, që kanë zgjedhur të pushojnë në plazhet e Venvecias, konkretisht në Jesolo.

“Turizmi në telashe në Jesolo, bie nën 20%. Të dhënat e para për korrikun konfirmojnë rënie. Konkurrenca e vendeve të huaja ndihet gjithnjë e më shumë. Jesolo në bregdetin venecian, zbulon konkurrentët e rinj si Shqipëria, me plazhet e mrekulleshme dhe të virgjëra”, shkruhet ndër të tjera. Sipas shkrimit, ky largim i turistëve nga plazhe e Venecias, ishte lajëruar kohë më parë nga operatorët turistikë, për shkak se plazhe e “margjinalizuar” në vende më të pazhvilluara, do të zhvilloheshin për shkak të çmimeve konkurruese.

Të dhënat paraprake flasin për ulje të kërkesës për apartamente me qira deri në 20% më pak në krasim me vitet e kaluara. Megjithëse të dhënat nuk janë ende jo zyrtare, sipas mediave italiane, ato mund të jenë dhe më serioze. “Ne shohim më pak gjermanë, ose ato mbiemra klasikë gjermanësh: Muller, Schmidt, Fischer etj, por ato janë zëvendësuar me emrat e emigrantëve gjermanë me prejardhje rumune, hungareze, apo vendeve të lindjes në përgjithësi”, shkruhet në artikull.

Pronari i një hoteli të njohur në plazhin e Jesolo, Gianni Dalla Mora, është shprehur se: “Këtu po vijnë gjermanët e rinj, sepse të tjerët, gjermanët historikë, kanë zgjedhur plazhet e tjera, si Shqipëria, e cila është plot këtë vit”, duke shtuar: “Sot, turizmi në Jesolo është i një niveli më të ulët, është e pamohueshme. Turistët kërkojnë më shumë natyrën, gjelbërimin, shtigjet e maleve, çmimet konkurruese, etj”.

Trageti nuk ankorohet dot, merr përpara anijet në portin e Venecias

Një aksident që mund të kishte rezultuar me viktima por që fatmirësisht nuk pati, ka ndodhur sot në një port në Venecia. Një kroçera e madhe nuk ka mundur dot të frenojë gjatë kohës që u fut në port duke marrë përpara të gjitha varkat që ndodheshin aty të ankoruara duke u përplasur edhe me pjesën e skelës së portit.

Video të ndryshme tregojnë momentin e frikshëm, që rezultoi vetëm në dëme materiale. Trageti kishte pësuar një dëmtim në motor dhe nuk mund dot të frenonte apo të ulte shpejtësinë. Kjo ngjarje bëri që Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Danilo të reagonte duke thënë se anijet e mëdha nuk duhet të lejohen të hyjnë në kanalet dhe portet e Venecias.

Skip to toolbar