Çekiçi shënon në ndeshjen e parë të sezonit me Olimpijan

KOMBËTARE


Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Endri  Çekiçi e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin e ri me Olimpija Ljubjana në Slloveni. 22-vjeçari ka shënuar gol që në ndeshjen e parë të kampionatit, në fitoren 2-0 të skuadrës së tij në transfertën ndaj Bravo. Ishte minuta e 26-të e takimit, kur Çekiç realizoi nga jashtë zone një gol të spektakolar.

Një pasim nga Vukusic, u shfrytëzua mësëmiri nga sulmuesi pogradecara, që gjuajti fortë drejt portës duke mos i lënë mundësi portierit kundërshtar që ta ndalte. Kështu Olimpija kaloi në avantazh, ndërsa në pjesën e dytë, Suljic, shënoi dhe golin e dytë duke vulosur fitoren për skuadrën e tij.

Ky është një lajm i mirë për sulmuesin e kombëtares shqiptare, që e nis sezonin në mënyrën e duhur me skuadrën sllovene. Çekiçi u bë pjesë e Olimpija Ljubljana gjatë merkatos së dimrit, pasi la skuadrën e Dinamo Zagrebit për ekipin slloven.

Sulmuesi luajti 9 ndeshje gjatë fundit të sezonit të shkuar dhe shënoi 6 gola me fanellën e Olimpija. Megjithatë, për të nuk pati një ftesë nga Edy Reja në qershor, gjë të cilën shpreson ta ketë në shtator.



Skip to toolbar