Foto: Kartëmonedhat e reja, leku bëhet si euro

AKTUALITET


Në një ceremoni zyrtare të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë, pasditen e të enjtes janë prezantuar seritë e reja të kartëmonedhave të lekut shqiptar. Banka e Shqipërisë ka ndryshuar pothuajse  tërësisht pamjen e parë të kartëmonedhave për prerjet 200, 500, 1000, 2000 dhe 5000 lekë. Këto kartëmonedha do të kenë pamje tjetër, por nuk do të ndryshojnë në vlerën monetare. Risia e kartëmonedhave të reja të prezantuar nga Banka e Shqipërisë, është fakti se ato ngjajnë shumë me kartëmonedhat euro.

Gjatë fjalës së tij, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh se duke nisur nga 30 shtatori do të hidhen në treg  kartëmonedhat e reja, të cilat do të përdoren së bashku me të vjetrat, derisa ato të hiqen nga tregu.

“Më 30 shtator do të hidhen prerje të reja. Dizanji i ri garanton siguri dhe cilësi më të lartë. Ceremonia e sotme mbahet pas një pune 4-vjeçare. Jam i nderuar që sot të prezantoj serinë e re. Tematika e kartëmonedhave nuk kanë ndryshuar, por kanë ndryshuar konfigurimi. Kartëmonedhat do të kenë kurse ligjor. Kartëmonedhat e reja do jenë në qarkullim me ato ekzistuese. Ekzistueset do të tërhiqen me kohën nga Banka Qendrore e Shqipërisë”, tha Sejko.

Ai shtoi se seria e re e kartëmonedhave përmban elemente të kujtesës historike shqiptare, traditës, kutlurës, që përbëjnë identitetin tonë kombëtar. “Monedha shqiptare mbetet kujtesë historike e kombit shqiptar. Monedha përbën element të rëndësishëm të identitetit kombëtar të shqiptarëve. Monedha ka si synim pasqyrimin e historisë së Shqipërisë, duke treguar portretet më të ndritura të kombit shqiptar. Ajo përmban të gjitha periudhat historike, që nga lashtësia. Seria që prezantojmë sot përbën seri të re. Monedha shqiptare do vijë me pamje të re”, u shpreh Sejko.



Skip to toolbar