Franca në lot për Notre-Dame, por Macron bën një premtim

Më të fundit


E gjithë Franca, por jo vetëm, ka shpërthyer në lot e trishtim mbrëmë kur një zjarr i papritur shkrumboi pjesën më të madhe të katedrales së famshme Notre-Dame të Parisit. Një godinë historike kjo që mbante plot 850 vite mbi supe, një ndërtesë madhështore që ishte kthyer në simbol të kulturës së Parisit dhe në një atraksion të madh turistik.

Ndërkohë që të gjithë mbanin frymën me sytë nga flakët që mezi nisën të fikeshin pas angazhimit të 400 zjarrfikësve, presidenti francez Emmanuel Macron në një reagim për mediat u shpreh se katedralja do të rindërtohet. “Kjo është historia jonë. Ajo që ndodhi këtë mbrëmje është padyshim një dramë. Më e keqja është shmangur, kjo është një tragjedi e tmerrshme. Por ne do të rindërtojmë Notre-Dame”, u shpreh Macron duke i bërë një premtim të madh francezëve.

Zjarri i fuqishëm që shkrumboi një pjesë të madhe të katedrales nisi rreth orës 18:50.

Sipas mediave franceze dyshohet se zjarri ka qenë aksidental dhe ka rënë në pjesën e papafingos së ‘Notre Dame’, pjesë e cila po restaurohej.



Skip to toolbar