Notre Dame në Paris “pushtohet” nga flakët gjigande

Më të fundit


Një zjarr ka shpërthyer në katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris dhe është përhapur me shpejtësi në të gjithë ndërtesën. Shkaku nuk është ende i qartë, por zyrtarët thonë se zjarri ka rënë fillimisht në skelat që ishin vendosur për rinovimin e një pjesë të katedrales.

Shumë forca zjarrfikëse janë përfshirë në një operacion të madh që po mundohen të shuajnë flakët që kanë përfshirë ndërtesën gotike 850-vjeçare.


Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo e përshkroi situatën si një “zjarr të tmerrshëm” dhe u kërkoi njerëzve që të respektojnë kufijtë e krijuar nga ekuipazhet që të mbetën të sigurt.

Ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron e cilësoi këtë si një moment të trishtë të kombit francez.

“Notre-Dame de Paris është në flakë. Emocioni i një kombi të tërë. Mendimet e mija shkojnë për të gjithë katolikët dhe për të gjithë francezët. Ashtu si të gjithë bashkatdhetarët tanë, unë jam i trishtuar duke parë këtë pjesë të djegur.”




Skip to toolbar