Në konferencën për shtyp nga resorti ku është grumbulluar ekipi kombëtar, ka dalë në konfernecë për shtyp, veç Keidi Bares, dhe mbrojtësi Marash Kumbulla. Talenti i ri i kuqezinjve, ka folur fillimisht për aventurën në Itali me Hellas Verona në Serie A, duke u shprehur se shpreson të ketë hapësira për të luajtur. “Më Veronën nuk kam patur shumë hapësira, por me trajnerin e ri janë shtuar. Uroj të luajë gjithë kampionatin. Unë mendoj për ekipin aktual dhe për të dhënë maksimumin. Më shumë më pëlqen Kielini”, ka thënë Kumbulla.
Ftesa në kombëtare e ka emocionuar, ndërsa tregon se synimi i grupit në dy ndeshjet e ardhshme është marrja e sa më shumë pikëve. “Isha shumë i emocionuar me Kombëtaren. E mendoja se do luaja me U-21, por isha i lumtur kur më thiri Edi Reja. Skuadra më duket mirë, se ka eksperiencë. Shpresojmë të marrim sa më shumë pikë në këto dy ndeshje”, shprehet mbrojtësi.
Në fund ai ka rrëfyer edhe pritjen që i është bërë në skuadër nga lojtarët e tjerë. “Të gjithë lojtarët me kanë pritur mirë. Janë të gjithë lojtarë me eksperiencë. Trajneri e ndjek kampionatin italian dhe e di shumë mirë gjendjen e lojtarëve. Me trajnerin nuk kam bërë ndonjë bisedë, vetëm me grupin”, ka përfunduar mbrojtësi.