Ftohtë dhe diell, si do jetë moti për të gjithë javën

AKTUALITET


Mbrëmja e së dielës u karakterizua nga stuhi ere e fortë dhe e ftohtë, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm në të gjitha zonat e vendit, veçanërisht në zonat malore.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se temperaturat në orët e mëngjesit do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit duke krijuar ngrica kryesisht përgjatë relieveve malore. Ndërsa ulja e temperaturave do të vijojë edhe gjatë të Martës dhe të Mërkurës, ndërsa moti do të pësojë ndryshime të enjten kur do të nisë të rritet temperaturat me 2-3 gradë.

 “Për shkak të masave ajrore të thata dhe me origjinë veriore në qarkullim kryefjala e motit për këtë javë do të jenë ditët me diell. Përjashtim të lehtë do të bëjnë vranësirat kalimtare për ditën e Hënë në zonat malore të verilindje dhe juglindjes deri në orët e mesditës.

Më pas vranësirat e pakta kalimtare do të ketë ditën e Enjte kryesisht përgjatë orëve të mesditës dhe ato të pasdites.

Për tu theksuar është se temperaturat në orët e mëngjesit do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit duke krijuar ngrica të forta kryesisht përgjatë relieveve malore. Me pikun më të lartë ditën e Martë dhe të Mërkurë temperaturat minimale pritet të arrijnë nga -10ºC në zonat malore deri në -1ºC në zonat bregdetare.

Gjithashtu për t’u theksuar është se dhe ditën e Hënë dhe atë të Martë do të ketë erë intensive (stuhi ere) me drejtim nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që do të arrijë deri në 20-30m/s. Intensiteti i erës do të bjerë nga dita e Mërkurë duke fryrë e qetë”, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushatarak.



Skip to toolbar