Fundjava luksoze e Gjuzit. Nga autobusi ne skaf

AKTUALITET


Deputeti Kujtim Gjuzi është duke shijuar të shtunën në bregdet larg politikës së zhurmshme.

Ai është shfaqur duke pushuar në një jaht në bregdetin e Durrësit.


Por ne të realstory.al na kujtohet video e Kujtim Gjuzit në urban teksa fliste me telefon “Vertu” për shkeljet kushtetuese të bëra nga mazhoranca. Sipas bisedës, ai ka hipur në autobus, pasi ka lënë një takim me drejtorin e burgut, për të cilin shprehet se nëse ai nuk e pret do thërrasë në interpelancë Ministren e Drejtësisë që ta shkarkojë nga puna. Pas kësaj bisede telefonike me telefonin “Vertu”, deputeti Gjuzi i është drejtuar shoferit të autobusit, duke i kërkuar llogari përse nuk janë ndezur kondicionerët, duke qenë se e ka në kontratë që duhet t’i mbajë ndezur.

E pra nga udhëtimi me urban nëpër Tiranë, të shtunën Gjuzi po e kalon në jaht.




Skip to toolbar