KQZ kthen mbrapsht Bindjen Demokratike. Kërkon prova për manipulimin e zgjedhjeve

AKTUALITET


Me katër vota pro dhe një kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar ankesën e bërë nga Bindja Demokratike për zgjedhjet e 30 qershorit.

KQZ vendosur të kthejë mbrapsht 41 kërkesat e paraqitura nga Bindja Demokratike dhe bërë kërkesë që kjo forcë politike të sjellë materialet e nevojshme për të analizuar ankimimet e saj.


Nënkryetari Denar Biba deklaroi se Bindja Demokratike duhet të paraqesë prova për të bazuar ankimimin e saj, për t’i hapur kështu rrugë edhe një hetim për manipulim të rezultatit.

Në mbledhjen e sotme u certifikua edhe rezultati i zgjedhjeve të 30 qershorit për bashkitë Kamëz dhe Korçë duke konfirmuar zyrtarisht në detyrë kryebashkiakët e rinj, Rakip Suli dhe Sotiraq Filo, dhe listat e këshilltarëve bashkiakë për këto dy bashki.

Bindja Demokratike do të ankimojë zgjedhjet e 30 qershorit me argumentin se për shkak se nuk u përfaqësua me komisionerë në komisionet e votimit dhe në ato të numërimit, procesi u keqadministrua nga përfaqësuesit e PS-së.

Vetëm dy ditë më herët Kreu i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, njoftoi vendimin për të ankimuar zgjedhjet ndërsa akuzon KQZ-në që la jashtë komisioneve të administrimit të zgjedhjeve partinë e tij.

Një tjetër shqetësim që ngre ai është edhe dyshimi se në shumë qendra votimi janë shtuar votat në mënyrë fiktive.

Ai thotë se kontestimi i zgjedhjeve nuk ka lidhje me rezultatin e Bindjes Demokratike, por me keqadministrimin e procesit zgjedhor.

Në bazë të Kodit Zgjedhor Bindjes Demokratike nuk i takon të ketë komisionerë në komisionet e votimit dhe në ato të numërimit pasi nuk është parti parlamentare.




Skip to toolbar