Furnizonte me armë grupet kriminale, ish ushtaraku i arrestuar edhe në 2022, përdorte taksinë…

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar ‘Gun Expert’, ku në pranga ka përfunduar një 46 vjeçar i cili furnizonte me armë zjarri grupet kriminale dhe përdorte taksinë e tij për t’iu shmangur kontrolleve të policisë.

46 vjeçari Altin Celami u arrestua në flagrancë në Rrugën e Dibrës, teksa drejtonte mjetin e tij taksi. Altin Celami është ish-ushtarak  i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal. Celami është arrestuar edhe në  vitin 2022 si person i dyshuar se ndihmonte dhe furnizonte me arme grupet kriminale. Për shkak të saj, ishte pezulluar nga funksionet ushtarake në repartin e Pezë Helmez.

Gjatë kontrolleve në banesën e të dyshuarit , iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin



Skip to toolbar