Një ngjarje e rëndë është regjistruar të mëkurën në mbrëmje në fshatin Halil të Fushë Krujës. Sipas Policisë së Durrësit, një sasi lënde plasëse shpërtheu në oborrin e banesës së shtetasit A.P., 40 vjeç.
Policia tregon se nga shpërthimi nuk pati të lënduar. Sipas saj, grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes dhe nisi punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Më datë 02.10.2019, në fshatin Halil , Fushë- Krujë në pjesën e jashtme të oborrit të banesës së shtetasit A.P., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse pa shkaktuar probleme në njerëz. Grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, shkruan Policia në njoftimin e saj.