Gazi kthen b….., Rama: Dukesh bukur

Më të fundit


Mazhoranca nisi paraqitjen e projektbuxhetit të ri, përballë kurrizit të opozitës të kthyer nga kryeministri në Kuvend. Edi Rama nuk kurseu komplimentet për pjesen e pasme të trupit të kreut parlamentar të PD, Bardhi dhe kolegëve të tij, por mëpas foli për buxhetin që pritet të fale gati 1 miliard euro borxhe si dhe procesin e suksesshëm të integrimit.

“Po edhe të ankoheni për ligjin edhe të më ktheni mua kurrizin, sikur nuk shkon mor burrë.

Megjithatë shume faleminderit për këtë lehtësim që i bëni fjalimit tim sepse më mirë shpina sesa fytyra juaj dhe dua të them që jam thellësisht i prekur nga konstatimi i zotit Noka, i cili akuzoi Kryetarin e Kuvendit për besnikëri të tepruar ndaj kryetarit të partisë, ndërkohë që zoti Noka e ka besnikërinë ndaj kryetarit të partisë monopol dhe nuk ka autoritet konkurrence që ia vë në dyshim monopolin. Unë madje do ta quajë Besnik Flamur Noka, kështu që Niko është jashtëzakonisht larg teje, Flamur, as mos e ki merak fare, se ty në historinë e Shqipërisë, mund të të afrohet vetëm Shefqet Peçi, ndërkohë që në historinë e botës je rrotë më rrotë me Lei Feng. Ky është një opinion që mund ta diskutojmë ndërkohë u ngacmova dhe nga një deputet tjetër.

Dëgjo, duhet të ndani ju, duhet të ndani opinionet nga ofendimet. Tjetër opinioni, tjetër ofendimi edhe duhet të ndani opinionet nga akuzat. Tjetër opinionet, tjetër akuzat. Ndajini këto dhe jeni në rregull me rregulloren.”, theksoi ai.



Skip to toolbar