Gjendet trupi i pajetë i një personi në Tiranë

AKTUALITET


Trupi i pajetë i një personi është gjendur mëngjesin e së premtes në Tiranë.

Policia njofton se trupi është gjendur pa shenja jete rreth orës 07:50, në rrugën “Vëllezërit Huta” i shtrirë, në trotuar. Personi i gjendur i pajetë është identifikuar dhe është shtetasi S. B.,75 vjeç.


Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime  nga  faktorë të tjerë. Dyshohet se shkaku i vdekjes është  për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar