Gjermania, punë per shqiptaret… në bordello

Më të fundit


Që kur Gjermania legalizoi prostitucionin në 2002, duket se ky është biznesi më i përhapur dhe fitimprurës në të gjithë vendit. Deri tani janë të regjistruar 3 500 bordello ligjore, ku vetëm 500 ndodhen në Berlin. Media franceze “Le Point” ka zhvilluar një reportazh të gjatë lidhur me këtë fenomen dhe mënyrën se si këto shtëpi publike punojnë në Gjermani.

Sipas vlerësimeve të shoqatës Erotik Gewerbe Deutschland (UEGD), shoqata që përfaqëson interesat e sektorit, vetëm për 15 vjet Gjermania është kthyer në tregun më të madh të prostitucionit dhe shtëpive publike.


“Në 2013 ky sektor gjeneroi një xhiro vjetore prej 14.5 miliardë euro. Rreth 400 000 prostituta dhe një milion klientë janë regjistruar në të gjithë vendin. Kjo është 10 herë më shumë se në Francë dhe 15 herë më shumë se në Holandë.” – shprehet Le Point.

Punëtoret e seksit janë kryesisht emigrante, pa dokumenta, kryesisht nga Rumania, Bullgari, Shqipëria dhe Nigeria. Një shumicë e madhe e tyre janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.




Skip to toolbar