Goditet “Ndrangheta”, kapen 450 kg kokainë

Më të fundit


Karabinierët italianë kanë ndërmarrë një aksion kundër mafies duke rezultuar në sekuestrimin e 450 kg kokaine.

Policia e Komandës Provinciale të Reggio Calabria në sinergji me Agjencinë Doganore dhe Monopoly të Gioia Tauro dhe nën drejtimin e vazhdueshëm të Prokurorit të Republikës së Reggio Calabrisë, Dr Giovanni Bombardieri kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të këtij operacioni.


Droga u sekuestrua në portin Gioia Tauro, e fshehur mes 750 kontenierëve që vinin nga Amerika e Jugut. Droga ishte e ndarë në 420 pako dhe arrinte një peshë prej 450 kilogramësh. Kjo sasi e madhe droge, po të kalonte në treg, do të kaptë shifrën e 90 milionë eurove.

Droga do të kalonte në duart e shpërndarëve të “Ndrangheta” për t’u shitur në tregun italian.




Skip to toolbar