Tërmeti i tmerrshëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, ka bërë që solidarizimi të jetë i jashtëzakonshëm. Një mbështetje e madhe për vendin tonë ka ardhur edhe nga Greqia, me tifozët e skuadrave të ndryshme që kanë marrë nisma për mbledhjen e ndihmave për shqiptarët.
Pasi njoftuan se po mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti, tifozët e AEK-ut kanë bërë një gjest tjetër të madh. Ditën e shtunë kur skuadra e tyre e basketbollit po luante luajtur me Promithean, ata kanë shpalosur një banderolë ku shkruanin: “Lutuni për Shqipërinë, solidarizohemi me popullin shqiptar.”
Pikërisht edhe banderola është e shkruar në shqip dhe kjo tregon se përveç ndihmave të mëdha për vendin tonë, tifozët e këtij ekipi nuk ngurojnë të tregojnë solidarizimin për të prekurit nga tërmeti.
