Një trup i pajetë është gjetur në Përroin e Dunavatit në Gjirokastër mbrëmjen e të shtunës. Kanë qenë banorët ato që e kanë parë trupin në përrua dhe kanë lajmëruar efektivët e policisë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i është dashur mbi dy orë që të mund të nxirrte trupin e viktimës për shkak të terrenit të vështirë.
Sipas të dhënave paraprake të policisë dyshohet se viktima është rrëzuar në përrua dhe më pas është mbytur.
Viktima dyshohet se është shtetasi Bujar Gjashta, 64 vjeç, nga Tirana. Ai kishte shkuar si turist në Gjirokastër, por kishte humbur rrugën, teksa kishte dalë shëtitje në qytet. Dyshohet se rrëzimi i tij në përrua ka qene aksidental, për shkak të terrenit të vështirë.