“Gjithfarë duarsh të pista…”, Rama flet pas debateve në PS dhe votimit të ‘Territorjales’

#NËRADAR


Pas votimit që zgjati deri pas mesnate në Kuvend për ligjin e ri të hartës territoriale, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilëson vendimin një tjetër hap drejt modernizimit të Shqipërisë.

Rama nuk ka lënë pa komentuar as debatet dhe kundërshtitë politike që shoqëruan procesin, duke përcjellë edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për kundërshtarët e tij politikë.

“Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste”, shkruan Rama.



Skip to toolbar