GJKKO la në fuqi ‘detyrim paraqitje’ për Berishën, avokati ankimon vendimin

AKTUALITET


Avokati Genc Gjokutaj ka ankimuar sot masën e caktuar nga GJKKO ‘detyrim paraqitje’ dhe bllokim të pasaportës për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit akuzohet për korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Nga ana e tij Berisha nuk ka pranuar që të paraqitet për t’u marrë në pyetje në seancë në GJKKO, madje nuk ka pranuar as të përfaqësohet në gjyq, ndërkohë që i kanë caktuar avokat nga shteti. Kujtojmë se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ndodhet pas hekurave për këtë çështje.



Skip to toolbar