Gjykata e Posaçme i ka dërguar një shkresë Berishës edhe në Kuvendin e Shqiperise.
Shkresa është dërguar një ditë më parë dhe është marrë nga protokolli i Kuvendit.
Nëpërmjet këtij dokumenti GJKKO ve në dijeni deputetin Sali Berisha për vendimin e dhënë nga ana e kësaj gjykate, ai i detyrim- paraqitjes. Mesohet se dokumenti është protokolluar nga ana e Kuvendit, ndërsa ish kryeministrit Sali Berisha i është dërguar edhe përmes postës elektronike, email, vetëm faqja e parë e praktikës që GJKKO ka dërguar në Kuvend.
Ky njoftim i gjykatës në Kuvend vjen pasi Sali Berisha dhe familja e tij refuzojnë ta marrin njoftimin përmes postës në selinë e PD apo në adresën e banimit.
Kujtojmë se Berisha, ndërtuesi Fatmir Bektashi dhe Jamarbër Malltezi akuzohen për privatizimin dhe ndërtimin në truallin e ish-Kompleksit Partizani. Për këtë akuzë, Malltezi ndodhet në qelitë e paraburgimit ndërsa Bektashi i është bindur gjykatës duke u paraqitur rregullisht sipas vendimit.
I vetmi që i shmanget përballjes me drejtësinë është Sali Berisha i cili luan me interpretimin e ligjit për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.
