PS vijon fushatën në Divjakë, Braçe: Ta harrojnë se mund të na pengojnë

Më të fundit


Partia Socialiste vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit duke u shprehur e vendosur se votimet do të bëhen në këtë datë. Zëvendëskryeministri Erion Braçe dhe kryeministri Rama kanë vijuar fushatën e tyre në Divjakë, pavarësisht se presidenti Meta e çdekretoi datën 30 qershorit për të mbajtur zgjedhjet.

“Të lajthiturit po i bëjnë llogaritë gabim” tha Braçe gjatë fjalës së tij, i cili konfirmoi edhe një herë se zgjedhjet do të mbahen dhe se askush nuk mund t’i pengojë. “30 Qershori është një ditë me shenjë ku duhet të ndahemi nga ata njerëz që kanë djegur breza të tërë shqiptarësh në këtë vend. Nuk mund t’ia falim Berishës, Bashës, Kryemadhit dhe Metës edhe një brez tjetër të djegur, duam të shkojmë përpara. Nuk ka Zot në këtë vend të mohojë të drejtën e votës, kush ka lajthitur i bën llogaritë gabim. Ne nuk shitemi dhe blihemi, ne vetëm fitojmë. Ta harrojmë çdokush që mund të na pengojnë, pavarësisht ofiqit.”


12 qershori është dita e themelit të Partisë Socialiste dhe nuk ka munguar as urimi i Braçes duke ia dedikuar këtë disa nga figurave më të larta dhe të vjetra të partisë, mes tyre edhe ish kreun e saj Fatos Nano. “Sot është 12 Qershori, dita e lindjes së Partisë Socialiste të Shqipërisë. Do të doja t’u uroja ditën e lindjes së PS-së dhe t’i shprehja mirënjohje socialistëve nga kjo zonë në partinë më të madhe dhe demokratike që ka njohur ky vend. Dua t’ia uroj ditën e lindjes së PS-së, Fatos Nanos, Gramoz Rucit, Dades, Meksit, Moikom Zeqos dhe çdo socialisti të ndershëm.” /realstory.al




Skip to toolbar