Deputeti i opozitës parlamentar Ralf Gjoni bëri një deklaratë të fortë ku tha se PD hodhi poshtë të gjitha aksionin e saj dhe nxjerrjen e qytetarëve në rrugë, dhe tregoi se problemin se ka me Ramën, por me opozitën parlamentare, që në fakt është aty ku është vetëm për faj të Bashës që dogji mandatet. Nga studio e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Gjoni sqaroi largimin e tij dhe opozitës parlamentare nga tryeza e dialogut për Reformën Zgjedhore të organizuar nga OSBE. Gjoni tha se largimi i tij me disa deputetë të opozitës parlamentare ishte pikërisht për të treguar një mosdakordësinë e tyre, por jo për të bojkotuar tryezën, pasi bojkoti nuk është praktikë e opozitës parlamentare.
“Nuk u ngritëm për të bojkotuar pasi nuk bojkoti nuk është praktikë e jona, por e bëmë për tu treguar të pranishmëve dhe qytetarëve që nuk ishim dakord me ato që u tha nga Zoti Kaso. PD tregoi se ajo nuk njeh legjitimitetin e këtij komisioni dhe për të treguar se ulen në tryezë pikërisht me Ramën, që për kaq muaj i luftuan dhe nxorën njerëzit në rrugë. Pas gjithë aksionit dhe sulmeve të saj politike, sot PD del e thotë se nuk e ka aspak problem të ulet me Ramën dhe Gjiknurin në tryezë, por problemi paskemi qenë ne, opozita parlamentare. PD e paska propozimin jashtë këtij komisioni vetëm me PS, por ne jemi atje dhe kjo për faj të PD, që u largua. Sot nuk na shmang dot.” u shpreh deputeti Gjoni në emisionin Real Story.
Gjatë ditës së mërkurë, Gjoni së bashku me disa deputetë të opozitës parlamentare u larguan nga tryeza e dialogut për Reformën Zgjedhore të organizuar nga OSBE, pas deklaratës së PD përmes Ivi Kasos, i cili kërkoi ngritjen e një strukture të posaçme me pjesëmarrjen e PS, PD dhe ndërkombëtareve, por jo opozitës parlamentare. Kjo shkaktoi reagimin e opozitës parlamentare, që zgjodhi të largohej nga tryeza në shenjë proteste, por u rikthye më vonë sërish në të. / REAL STORY